Policia po i heton detajet e incidentit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po i heton detajet lidhur me atë se si ka ardhur deri te përleshja e së mërkurës ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, dhe kush kishte shtënë me armë, ku si pasojë është vrarë një serb dhe dy të tjerë janë plagosur.
Raportohet se gjendja e dy të plagosurve, prej të cilëve njëri është polic, është serioze.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se personi Sava Mojsic, vdiq nga plagët sot herët në mëngjes, në spital, pas operacionit, i cili zgjati disa orë.

Mjekët thanë se Mojsic ishte plagosur nga shpërthimi i të shtënave me armë zjarri.

Polica tha se po i heton detajet se çka e shkaktoi këtë përleshje dhe kush kishte shtënë me armë zjarri, raporton AP. Qeveria e Kosovës e ka dënuar incidentin dhe ka kërkuar qetësi nga të dy palët, për shkak të shqetësimeve se situata mund të përshkallëzohet.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se incidenti “është akt i patolerueshëm dhe i papranueshëm, që e shkatërron paqen dhe stabilitetin në vend”.

Policia e Bashkimit Evropian është ftuar që t’i ndihmoj forcat lokale në mbajtjen e dy palëve të ndarë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Serbisë, Tanjug, ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanovic, tha se incidenti ishte “sulm terrorist”.

Ndryshe, një serb është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga të shtënat, që shpërthyen pas përleshjes ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në qytetin me tensione të Mitrovicës, ka njoftuar policia.
Shtuar më 10/11/2011, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori