Policia: Për 3 muaj janë shënuar 316 raste të dhunës familjare
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një problem serioz për shoqërinë e Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 3 muajt e fundit janë regjistruar s'i raste të raportuara 316 të tilla. Fatkeqësisht femra vazhdon të jetë më e dhunuara në familje, shkruan albeu.com.

Në një përgjigje për albeun policia bën të ditur se në muajin qershor të këtij viti janë regjistuar 105 rastedhunës familjare në të cilën viktimat janë 81 femra dhe 26 meshkuj, në muajin korrik në 110 raste viktimat janë 80 femra dhe 28 meshkuj dhe në muajin gusht në 101 rastedhunës familjare viktimat janë 85 femra dhe 23 meshkuj.

E megjithatë Policia e Kosovës nga ana e saj thekson se ka kapacitete te mjaftueshme profesionale për hetimin e rasteve te dhunës ne familje.

“Në kuadër të PK-ës si ne nivelin qendror, dhe ne nivel lokal ( drejtori rajonale dhe stacione policore) ekzistojnë zyrtaret policor të cilët merrem vetëm me rastedhunës ne familje dhe te njëjtit kanë trajnime e nevojshme për qasje të duhur dhe hetimin e rasteve te tilla. Veprimtaria e Policisë kundër kësaj dukurie negative në shoqëri (dhunës familjare) është e përqendruar në dy drejtime, Në parandalim (preventivë) dhe në luftimin e dhunës familjare dhe trajtimin, mbrojtje dhe përkrahje dhe strehimtë viktimave.” thuhet në deklaratë.

Duke theksuar se dhuna është e pa tolerueshme ku do që të ndodhë dhe kryesit e saj rreptësishtë do të ndiqen dhe do të marrin dënimin e merituar, Policia e Kosovës thotë se hetuesit policore ne kuadër te njesive për hetimin e dhunës ne familje vazhdimisht kontaktojnë me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe i informojnë për pasojat që sjellë dhuna në familje.

Policia ka siguruar se nese dhuna në familje ndodh duhet të raportohet, se organet kompetente në këtë rast policia seriozisht do ta trajtojë çdo rast dhe viktimat do të kenë përkrahje dhe ndihmë të plotë./albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori