Policia nxjerr versionin, a po e mbron djalin e shefit të AKI-së?
Pëlqej
Policia e Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave ka dhënë versionin e saj për djalin e Shpend Maxhunit.

Përmes kësaj letre policia shfajëson djalin e Maxhunit ndaj gjësendeve që u gjendën në veturën që ndodhej edhe ai.
Arma, fishekët, substanca narkotike edhe gjësendet e tjera, policia thotë se nuk ishin pronë e djalit të Maxhunit.

“Siç u potencua me datë 12.10.2018, njësia policore gjatë patrullimit rutinor në fshatin Zllatar, kishte ndaluar veturën Golf IV me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të tre personave që gjendeshin në veturë, duke përfshirë të apostrofuarin në media (Sh. M), ishte gjetur një revole e llojit "Zastava", me një karikator dhe katër fishek të kalibrit 6. 35 mm.

Gjatë vazhdimit të kontrollit të automjetit, në një pjesë të veturës është gjetur një thikë, si dhe një cigare e mbështjellë e cila dyshohej të jetë substancë narkotike, një mulli i bluarjes grinder ndaj të cilave janë duke u kryer hetime.

Personi i dyshuar ( A. K. ), i cili ka qenë në veturë ka deklaruar se cigarja e mbështjellë e gjetur brenda në veturë, si dhe mulliri i bluarjes grinder i përkasin atij .

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve, nga njësitet policore është intervistuar edhe personi i katërt i dyshuari ( R. M ), i cili ka deklaruar se arma është e tij dhe se i njëjti e ka harruar në veturën e apostrofuar dhe se nuk i përket të dyshuarit (Sh. M)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, në përkrahje të djalit të Shpend Maxhunit është edhe Prokuroria e cila po tenton ta shfajësojë djalin e Shefit të AKI-së.


Shtuar më 20/10/2018, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori