Policia merr në pyetje një person për vrasjen e Abid Jasharit
Policia e Kosovës është duke marrë në pyetje një person në lidhje me vrasjen e Aibd Jasharit gjatë mesditës së djeshme në Prishtinë.

Nuk dihet nëse personi që po intervistohet është kapur apo dorëzuar, megjithatë policia synon të arrijë tek autorët e vërtetë si edhe shkaqet që çuan në ekzekutimin e Jasharit në rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë, shkruan Albeu.com.

Abid Jashari, babai i dy vajzave u ekzekutua dje me dy plumba në rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë, ndërsa policia theksoi fillimisht se ishin dy të dyshuar për varjen e tij.

Dyshimet e para ishin për një konflikt me të afërmit e bashkëshortes, megjithatë ky version duhet verifikuar më tej nga policia. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori