Makina elektrike Nio bie nga kati u tretë në Shangai, vdesin 2 punonjësit e kompanisë

Makina elektrike Nio ka rënë nga kati i tretë i selisë së saj në Shangai. Për pasojë, një anëtar i stafit dhe një person nga një kompani partnere janë dy personat që humbën jetën pasi ndodheshin brenda automjetit teksa ai ra nga ndërtesa, shkruan BBC.

Nio thotë se filloi menjëherë një hetim mbi incidentin në bashkëpunim me zyrtarë qeveritarë. Zona e katit të tretë nga ku ra makina është e shndërruar në një sallë ekspozite, një objekt testimi ose një parking makinash.

“Kompania jonë ka bashkëpunuar me departamentin e sigurisë publike për nisjen e hetimeve dhe analizave të shkakut të aksidentit. Nga analiza e situatës në vendngjarje, fillimisht mund të konfirmojmë se ka qenë një aksident (jo i shkaktuar nga automjeti). “, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

“Ndihemi shumë të pikëlluar për këtë aksident dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella kolegëve dhe punonjësve tanë partnerë që humbën jetën. Është ngritur një ekip për të ndihmuar familjet”, shtoi kompania.