Policia mbyll 10 lokale të lojërave të fatit në Kosovë
Në një aksion të gjerë kundër krimit të organizuar të zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Mitrovicë, dje në orën 14:30, Policia e Kosovës ka mbyllur disa lokalelojëravefatit.

"Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet e Doganës, ATK-së dhe inspektorët komunal të rajoneve përkatëse kanë sekuestruar 31-aparate të lojëravefatit, një rulet, rreth 26.000 €, shtatë shtëpiza kompjuteri, dhe kanë mbyllur dhjetë lokalelojëravefatit në lokacione të ndryshme", thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Koha.net.

Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Shtuar më 11/02/2017, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori