Policia kryen arrestime në Prizren
Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se me datën 03 korrik, rreth orës 02:40 të natës, në rrugën “Reshat Karjagdiu” ka ndodhur një grabitje e kryer nga një grup prej katër të dyshuarve të mitur.

Sipas denoncuesit të rastit, një qytetar holandez, të dyshuarit e kishin rrahur për çka edhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Më pas ia kishin grabitur një telefon celular “Sony Xperia XZ” dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Pas një pune operative hetimore dhe në bazë të informacioneve të mbledhura nga terreni është arritur të identifikohen të dyshuarit. Dy prej tyre tanimë ndodhën nën masën e arrestit ndërsa edhe dy të tjerë pritet që shpejt të arrestohen.
Shtuar më 08/07/2017, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori