Koronavirusi, Messi bën thirrje të ndiqen udhëzimet e organizatave shëndetësore

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku jep një mesazh për situatën aktuale që gjendet bota për shkak të koronavirusit.

Messi ka thënë që këto ditë janë të ndërlikuara për të gjithë dhe që edhe ai është i shqetësuar për atë që është duke ndodhur.

Po ashtu Messi ka bërë thirrje që të ndiqen udhëzimet e autoriteteve publike pasi që sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet ky virus.

Futbollisti i Barcelonës përveq tjerash ka kërkuar që të qëndrojmë në shtëpi e që sipas tij mund të kaloni më shumë kohë me familjen./


Shtuar 14.03.2020 15:26