“Po e them për herë të parë”, Nevina Shtylla flet si asnjëherë për partnerin dhe lidhjen që e mbajti të fshehtë

Nevina është treguar shumë e rezervuar për jetën private duke mos pranuar asnjëherë të flasë për lidhjen e saj të dashurisë me Arbër Myftarin, juristin me të cilin ka disa vite bashkë.

Por në puntatën e fundit të “E diell”, Nevina nuk ka shpëtuar dot kur kolegët nisën ta pyesnin për Arbrin. Asaj iu kërkua të bënte një deklaratë publike ndaj Arbrit dhe moderatorja u vendos në siklet.

“E di ai sa shumë e dua”, tha Nevina dhe shtoi se për herë të parë po thotë emrin e personit, pra Arbrit, prandaj kaq mjafton.