Policia ka arrestuar 20 të mitur
Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 90 aktivistë, të cilët ishin në selinë e VV-së për ta mbrojtur Kurtin nga arrestimi.

Në mesin e të arrestuarve janë 20 persona në moshë të mitur.

Të rinjtë e moshës 16-18 vjeçare janë intervistuar në praninë e punëtorit social dhe, sipas drejtorit për punë sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, shumica nga ta janë dërguar në mbajtje dhe vetëm tre nga ta mund të lirohen, raporton Koha.net.

Mujku ka thënë për TV Arta se “disa të mitur po intervistohen në stacione të policisë, gjë të cilën jam i bindur se asnjë lider partie apo prind nuk do ta dëshironte”. /Albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori