Policia jep shifrën e saktë, sa euro u kapën në Durrës
Pëlqej
Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete Toyota Yaris.

Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro.

Gjithashtu hetuesit kanë mbledhur gjurmët e gishtave dhe prova të tjera.

Sasia e eurove të gjetura në mjetin tip “Tojota Yaris”, me targa AA120 SP AFR 559, e sekuestruar në Portin e Durrësit, ka prerje 20-she, 50-she dhe 100-she.

Policia ka arritur të arrestojë 4 persona deri tani, mes tyre shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.
Shtuar më 25/06/2018, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori