Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Policia jep detejap rreth zjarrit në Gjakovë, lëndohet një zjarrfikës
Zjarri që përfshiu objektin e madh "Viva Fresh" në Gjakovë ka qenë i përmasave të mëdha, në tentativë për ta lokalizuar atë ka mbetur i lënduar një zjarrfikës. Gjithashtu dëmet materiale janë të konsiderueshme, ka konfirmuar policia, shkruan Albeu.com

Pasi policia ka marrë këtë informacion janë evakuuar të gjithë personat që kanë qenë të rrezikuar nga zjarri. Ndërsa me lokalizim të zjarrit janë marrë zjarrëfikësit, prej ekipit të tyre lënime ka marrë një nga ta.

Të gjitha njësitë relavante po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes, tha policia .

"Me datë 10.03.2019 në ora 15:45 stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se objekti i qendrēs tregtare ,, Viva fresh store” që gjendet në qendër të qytetit të Gjakovës ishte përfshirë nga zjarri. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Janë evakuar të gjithë personat që ishin brenda objektit. Policia ka kërkuar ndihmē edhe nga komunat tjera.

Dēmet janë të konsiderushme ndërsa të lēnduar nuk ka përveq njē zjarrēfikësi. Të gjitha njësitë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes", tha më tej Lirije Podrimaj nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori