Policia jep detaje zyrtare për vrasjen në Pejë
Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë vesionin për vrasjen që ka ndodhur mbrëmbjen e kaluar në Pejë, shkruan albeu.com


"Rr. “Muharrem Kelmendi”, Pejë 14.09.2017-15:10. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një fjalosje kishte goditur me sëpatë dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë të cilëve u kishte shkaktuar lëndime trupore. Njëri nga viktima në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë, ndërsa viktima tjetër i cili ka marrë lëndime nga arma e zjarri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole me 75 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin." thuhet në raport./albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori