Policia jep detaje rreth aksidentit në Gjilan, arrestohet një person
Prokoria Themelore e Gjilanit, ka konfirmuar ditën e sotme në lidhje me aksidentin në qendër të qytetit se dyshohet që ai ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të kamionit trasportues, shkruan Albeu.com

"Prokurori kujdestar, në Prokurorinë ThemeloreGjilan, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë.

Nga ky aksident i komunikacionit, janë përfshirë mbi 10 automjete, ku përpos dëmeve të mëdha materiale, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, si dhe dy nga të lënduarit janë transferuar në QKUK, në Prishtinë", thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /albeu.com/


Shtuar më 07/03/2019, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori