Policia jep detaje për vrasjen në Deçan
Pëlqej
Sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një plagosje me armë zjarri por si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Autor i vrasjes është djali i pronarit të kompanisë “Gogaj-ag”, Sh.G (18-vjeç). Në këtë kompani punonte viktima A.T (29-vjeç).

Viktima A.T. (1989) fillimisht është dërguar ne QMF-Deçan por si pasoj e plagëve të rënda i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor viktima ka arritur pa shenja jete në spitalin rajonal në Pejë:, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Personi i dyshuar SH.G. (2000) është arrestuar dhe me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

"Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje;", thotë policia.


Shtuar më 23/09/2018, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori