Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Gjilan
Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan përmes një komunikate për media, ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e të riut në aksidentin tragjik mbrëmë në fshatin UglarGjilanit.

Me 04 Korrik 2019 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku që kishte ndodhur në dalje të Fshatit Uglar, Komuna e Gjilanit.

Njësitet e trafikut Rajonal me urgjencë ju kanë përgjegjë rastit dhe kanë dal në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur vetura e tipit Opel Vektra me targa 06 duke lëvizur nga Fshati Uglar në drejtim të Gjilanit me të arritur na dalje të fshatit, dyshohet duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes kushteve te rrugës-kthese ne të djathtë kalon ne shiritin e majtë qarkullues dhe ndeshet me Veturën e tipit Mercedez me targa KS e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt.

Më ketë rast shkaktohet aksident, ku si pasoj e lëndimeve vozitësi, shqiptar shtetas i Kosovës (viti i lindjes 2000), i veturës Veturës Mercedez, humb jetën gjersa, lëndime trupore marrin vozitësi i veturës Vektra dhe dy pasagjerët e veturës Mercedes, të cilët me urgjencë janë barte ne spitalin rajonal në Gjilan.

Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që trupi i viktimës dërgohet në IML- Prishtinë për Obduksion

Rasti mbetet nën hetime.
Shtuar më 05/07/2019, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori