Policia jep detaje për aksidentin në Vranjevc
Një aksident ku kanë mbetur dy të lënduar ka ndodhur në lagjen "Kodra e Trimave", në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa dy persona janë dërguar në QKUK.

"Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën ,,Fahri Fazliu" në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Ne këtë aksident ku kanë qenë të përfshira dy vetura, lëndime trupore kane pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë qe me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2019, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori