Policia jep detaje për aksidentin në Dollc të Klinës
Katër persona kanë pësuar lëndime të lehta nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Dollc.

Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj për këtë aksident.

Ai tregoi se të lënduarve i është ofruar ndihma mjekësore në QMF në Klinë.

"Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Dollc.Janë katër persona të lënduar. Dy automjete të përfshira. Katër personave të lënduar lehtë i është ofruar ndihma në QMF Klinë.", u shprehë ai.
Shtuar më 22/11/2019, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori