E kthyen banesën e policit në “shtëpi bari”, prangosen 3 shqiptarë në Belgjikë

Tre shqiptarë dhe një polic belg kanë rënë në prangat e policisë belge.

Kjo pas një hetimi policor në Bruksel për trafikun e drogës.

Gjatë këtij aksioni policia ka zbuluar 100 plantacione kanabisi, tre prej të cilave u gjetën poshtë banesës së policit si edhe mijëra euro cash.

Ndërkohë sipas autoriteteve të zonës, polici në fjalë ishte i pezulluar.

Sakaq ndaj të arrestuarve është vënë një urdhër arresti nga gjyqtari hetues në kuadër të një hetimi për shitjen e lëndëve narkotike./albeu.com/