Policia jep detaje nga vrasja e 17-vjeçarit
Sot rreth orës 11:00 në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë policia ka pranuar një informatë për një trup të shtrirë në tokë afër një kisoke. Më pas përveç policisë në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e tij.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat në të cilat vdiq ky 17 vjeçar, ndërsa njësitë policore po hetojnë këtë vdekje.

“Sot rreth ores 11:00, kemi pranuar infomaten se nje person i gjinise mashkullore gjendet i shtririre ne toke afer nje kioske ne Rr.GJON SEREQI - PRISHTINE. Ne ate lokacion pervec njesive policore ka dal edhe ekipa e ndihmes se shpejte ku e ka konstatuar qe personi eshte i vdekur”- tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti./gazeta express./


Shtuar më 16/09/2017, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori