Policia jep detaje nga vdekja e punëtorit të Bechtel-Enka
Një punëtor i kompanisë “Bechtel Enka” ka humbur jetën dje në vendin e tij të punës.

Lidhur me këtë, policia bën me dije se personi ishte dërguar në spitalin e Ferizajt, por që mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

“Kaçanik 09.10.2017 - 04:30. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar punëtor sigurimi është gjetur i alivanosur. Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin policor.

Familjarët kanë konfirmuar se varrimi i të ndejrit bëhet sot pas orës 13:00 në varrezat e fshatit Provoli të komunës së Kaçanikut.
Shtuar më 10/10/2017, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori