Policia jep detaje nga aksidenti në Drenas, ja dyshimet
Pëlqej
Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksidenti i djeshëm që ndodhi në Drenas. Mësohet se shkaktarja e aksidentit ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, shkruan albeu.com.

"Fsh. Poklek, Drenas 13.10.2017-10:15. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te një veture dhe një autobusi.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur e dyshuara femër K-Shqiptare derisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, është aksidentuar me autobusin me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit e dyshuara ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta dërgohet për tretman mjekësor ne QKUK." thuhet në raport./albeu.com/
Shtuar më 14/10/2017, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori