Gjendet i mbytur në rezervuar 60-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec. Në rezzervuarin e Grabovicës është gjetur pa shenja jete një 60-vjeçar që dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./albeu.com

 


Shtuar 14.08.2023 16:10