Sot është arrestuar Agron
Ramadani, për shkak të dyshimeve për dy vepra penale “Falsifikim i Dokumenteve ” dhe “Legalizimi i përmbajtje së rreme”.
“I dyshuari i lartëpërmendur dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes
pozita udhëheqëse në një institucion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me aktvendim të prokurorit
kompetent të
dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ramadani mban një pozitë të lartë në BQK. Ai ka ushtruar detyrën e shefit të Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa, është vëllai i mjekut alternativ Hetem
Ramadani.
Shtuar më 23/11/2018,
ora 14:14