Policia fillon heqjen e makinave të aksidentit spektakolar në Prishtinë (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugënAgim Ramadani” në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë “Pastrimi” ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 vetura dhe janë lënduar 3 persona.

Si pasojë e numrit të madh të veturave të përfshira në aksident, është bllokuar rruga “Agim Ramadani”, ndërkohë tashmë Policia e Kosovës ka filluar të largojë nga rruga veturat e aksidentuara për të zhbllokuar rrugën.

Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’.
Shtuar më 23/08/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori