3 shtetas në pranga në Tiranë, mes tyre edhe gruaja që bëri “namin” në qendrën tregtare

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një grua.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. R, 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. R, 53 vjeçe, pasi u kap duke vjedhur në një qendër tregtare.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V, 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 19.10.2021 10:12