Policia e Kosovës zbulon pronarin e veturës që vrau Ivanoviçin
Pëlqej
Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se PK-ja ka informacionet për prejardhjen e veturës nga e cila është vrarë Oliver Ivanoviçi.

Duke mos dhënë më shumë detaje të vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare, Maxhuni ka thënë se ka informacione të mjaftueshme që të gjurmohet pronari i veturës.

“Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi informacionet e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj. Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture”, ka thënë Maxhuni. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori