Dy persona ajnw shpallur nw kwrkim nga
Policia e
Kosovës për
vrasjen e Oliver Ivanoviçit, në janar të vitit 2018.
Me anë të një shkrese
elektronike,
Policia e
Kosovës kërkon bashkëpunimin nga ana e të gjithë qytetarëve, që kushdo që ka një informacion rreth
personave të dyshuar të lajmërojë menjëherë organet policore.
Bashkangjitur me këtë njoftim është një foto e dy
personave të dyshuar për
vrasjen e Ivanoviç, në Mitrovicën e Veriut.
Njoftimi i plotë
Të nderuar,
Në këtë shkresë
elektronike gjeni njoftimin me tekst më poshtë si dhe fotot e bashkangjitura në lidhje me shpalljen në kërkim të dy
personave të dyshuar.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së
Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes z. Oliver Ivanoviç.
Me autorizim të Prokurorisë Speciale,
Policia e
Kosovës publikon fotografitë e dy
personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut.
Policia e
Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së
Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e
Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen
elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre
personave të dyshuar.
Shtuar më 21/11/2019,
ora 14:40