Policia e Kosovës patrullon në dimër me këpucët e verës
Uniformat blu të Kosovës po patrullojnë dimrin me këpucë vere, jo vetëm në qytet por edhe në zonat kufitare. Kjo për shkak se brenda një viti dështoi dy herë tenderi për furnizim me këpucë dimri.

Kompania e cila ofroi çmimin më të ulët ishte e autorizuar të shiste këpucë të kompanisë “Solid” e cila në këtë proces kishte sugjeruar çmim më të lartë.

Ajo kompani që ofroi çmimin më të lirë në fund të procesit u tërhoq duke i hapur rrugë “Solidit” që të lidhë kontratë me Policinë e Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni mori vendimin që tenderi të anulohej me dyshimin se operatorët ekonomikë kishin kurdisur çmimet.

Por OSHP-ja në dhjetorin e 2015-s në një vendim tjetër i dha të drejtë kompanisë “Solid”.

KTV thotë se ka pritur rreth dy javë që të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës e cila nëpërmjet postës elektronike vetëm ka thënë se Policia është furnizuar mjaftueshëm me çizme sipas nevojës./Albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori