Policia e Kosovës: Nuk ka patur kalime të paligjshme drejt Maqedonisë
Policia e Kosovës nuk ka informacione, të paktën deri tani, se ndonjë grup i dyshimtë të ketë kaluar kufirin për të hyrë në Maqedoni, njofton Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Ajo bën me dije se nëpërmjet autoriteteve maqedonase ka pranuar informacionin lidhur me rastin e ndodhur në stacion policor në Goshincë të Likovës.

"Departamenti i Policisë Kufitare ka planin operativ për mbulimin dhe kontrollin e vijës kufitare, duke përfshirë patrullimet e përbashkëta me zyrtarët kufitar të Maqedonisë dhe mund të konfirmojmë se gjatë realizimit të detyrave policore nuk është vërejtur asnjë element apo lëvizje e individëve apo grupeve të dyshuara nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë dhe anasjelltas", thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policorë vazhdon realizimin e detyrave policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori