Policia e Kosovës nuk ka informacion për shqiptarin që iu bë atentat në Ekuador
Mediat ekuadoriane kanë publikuar emrin e shqiptarit të cilit dyshohet se iu bë një atentat mafioz për pazaret e kokainës.

Sipas raportive bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar.

Ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar.

Por në Kosovë ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me vërtetësinë e raportimeve të mediave ekuadoriale. albeu.com ka pyetur Policinë e Kosovës nëse kanë ndonjë komunikim zytar nga organet kompetente të Ekuadorit por kjo e fundit ka bërë të ditur se më këtë çështje duhet të komunikohet Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan albeu.com.

Sipas informatave paraprake kosovari udhëtonte me një ford të blinduar në momentin që u gjuajt me armë zjarri nga një person me motoçikletë. Në atë moment bashkë me të ishte edhe bashkëshortja e tij.

Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.

Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, nga Shqipëria që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës./albeu.com/
Shtuar më 10/11/2017, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori