Policia e Kosovës nis shkatërrimin e armëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Fabrikën e metalit "Shkritorja" në Janjevë do të shkatërrojë mbi 1315 armë të vogla dhe të lehta. Shkatërrimi i armëve, siç shkruan "Express", zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe planit të veprimit të zbatuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti financohet bazuar në një marrëveshje me Zyrën e Jashtme Gjermane. Armët që do të shkatërrohen janë armë të konfiskuara nga Policia e Kosovës gjatë hetimeve të ndryshme./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori