Policia e Kosovës në kërkim të Gani Gecit
Pëlqej
Policia e Kosovës ende nuk e ka arrestuar ish-deputetin, Gani Geci, pasi që ky i fundit dyshohet se ka vrarë një person në Skënderaj.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mënyra e kërkimit të zotit Geci, është interne dhe nuk mund të japim detaje konkrete. Por, ne kemi pika kontrolli qoftë në pikat kufitare, në aeroportin ndërkombëtar, apo në trafikun rrugor” tha Zahiti, për Rel.

Gani Geci dyshohet se pas disa fjalëve të këmbyera me Ruzhdi Shaqirin, ka drejtuar armën në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur me katër plumba. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori