Spektakël në qiell, Rama: Avionët “B52” ishin të ushtrisë amerikane

Ditën e sotme një ngjarje historike ka ndodhur për shqiptarët.

Dy avionë u ngritën në ajër me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur fluturimin e dy prej avionëve më të mëdhenj të ushtrisë amerikane.

Rama shkruan se avionët B52 fluturuan në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Eventi ishte organizuar nga organizuar nga ambasada amerikane në vendin tonë ku mori pjesë edhe ambasadorja, Yuri Kim.

Me buzën gaz, ajo përshëndeti dy avionët amerikanë, teksa u takua në shesh me të rinj dhe fëmijë shqiptarë./albeu.com


Shtuar 22.08.2022 19:06