Pas Kosovës, Lajçak udhëton në Serbi për të takuar Vuçiçin, çfarë pritet të diskutohet

I dërguari special i BE, Miroslav Lajçak pas Kosovës do të vizitojë Serbinë.

Lajçak pritet të takojë presidentin serb Aleksandër Vuçiç për të gjetur mundësi se si mund të përparojë dialogu.

Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, Kosova ka qenë strikte në kërkesat e saj dhe për më tepër në takime dialogut ia ka zënë vendin debatet dhe konfliktet.

BE po përpiqet të gjejë një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, por përpjekjet kanë qenë pa rezultat deri më tani./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 16:28