Policia e Kosovës jep detajet për therjen e DJ Blunt (VIDEO)
Më herët u raportuar se DJ Blunt ishte therur me thikë në kokë, por asgjë nuk ishte e sigurtë.

Këto dyshime na i ka hequr policia e Kosovës pasi ka konfirmuar lajmin.

Akoma nuk dihen shkaqet apo personat përgjegjës.

“Rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative. Ndërkohe që rasti ka ndodhur në rrugën”B”në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuar ende nuk ka, mirëpo policia kanë treguar se janë nën hetime për të identifikuar personat që kanë sulmuar reperin.

Policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar si dhe për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet më tutje në njoftimin e policisë.

Shtuar më 08/06/2018, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori