Dhëmbë më të bardhe vetëm me 3 truke makeup-i

Ka disa mënyra që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë dhe jo domosdoshmërish me zbardhimin e lazerit apo përbërjeve të tjera, truke të vogla me make-upin tuaj do t’ju bëjnë dhëmbët të ndriçojnë:

Konturoni dhe lyejini buzët me një buzëkuq bezhë: Konturi për buzët është pothuajse aq i rëndësishëm sa një buzëkuq, por shpesh harrohet. Ndihmon në përcaktimin e formës të gojës për të krijuar shumë më shumë vëllim dhe për ta bërë buzëkuqin të zgjasë më shumë. Nëse dëshironi që dhëmbët tuaj të dalin në pah dhe të duken më të bardhë, përdorimi i një linje buzëkuqësh në një nuancë nude është një ide e shkëlqyeshme.

Përdorimi i highlighterit: Ky produkt do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah disa tipare të fytyrës tuaj, në mënyrë që ta bëni atë të duket shumë më të ndritshme dhe më të gjallë. Dhe kjo, sigurisht, përfshin buzëqeshjen tuaj.

Fokusohuni tek sytë tuaj: Vendosja e llojit të duhur të make-up-it në sy është çelësi për të larguar vëmendjen nga dhëmbët tuaj dhe për t’i bërë njerëzit të përqendrohen në sytë tuaj në vend të gojës. Disa nga gjërat e domosdoshme për ta bërë këtë janë peneli, lapsi i zi, laps për vetulla. Sa për rimelët, zgjidhni nuancat blu (si blu të lehta, vjollcë, jeshile ), të cilat do të krijojnë më shumë kontrast me dhëmbët tuaj dhe do të bëjnë që sytë tuaj të dallohen.


Shtuar 30.09.2020 17:12