Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë fillojnë patrullimet e përbashkëta
Turni i parë i zyrtarëve të Policisë së Kosovës sot do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të kryer patrullime rrugore së bashku me Policinë e Shqipërisë.

Paraprakisht do të mbahet një konferencë për media në pikën e kalimit kufitar Vërmicë, pastaj ekipet policore do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për të kryer detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit.

Kjo realizohet referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori