Zyrtare/ Antony firmos me Manchester United: Nuk mund ta besoj, moment i rëndësishëm për karrierën time

Antony tashmë do të luajë në Premier League, teksa ka bërë kështu hapin e rëndësishëm në karrierën e tij.

Manchester United pagoi te Ajax 100 milionë euro për të bërë të mundur kalimin e brazilianit në “Old Trafford”, teksa firmosi për 5 vite.

Për këtë eksperiencë të re, 22-vjeçar ka folur për herë të parë si lojtari i United, ndërsa ka theksuar se ky është një moment i paharrueshëm në karrierën e tij.

“Ky është një moment i pabesueshëm në karrierën time, sepse po i bashkohem një prej klubeve më ikonike në botë.

Falënderoj të gjithë ata që besuan tek unë, veçanërisht, familja ime, të gjithë trajnerët dhe shokët e skuadrës, sepse pa ata nuk do të kisha mundur të arrija këtu.

Ka qenë fantastike dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për besimin që më kanë dhënë, por tani jam gati për ndeshjen e radhës dhe pres me padurim të zbres në fushën e lojës”, ka theksuar Antony./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.09.2022 11:55