Policia e ka gjuajtur me armë në qafë të dyshuarin në Dardani
Pëlqej
Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së enjtes është njoftuar për një vjedhje në rrugën “Idriz Gjilani” në lagjen “Dardania” të Prishtinës dhe pas marrjes së informatës ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes duke e zënë personin e dyshuar në flagrancë.

I dyshuari duke dashur të ik nga policia, ka goditur me veturë tre policë. Duke marr parasysh rrezikun, policët janë detyruar të përdorin armë zjarri, duke e plagosur atë, shkruan Indeksonline.

28 vjeçari A.Sogojeva me këtë rast është dërguar në QKUK për trajtim.

Hajdin Thaçi, drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL), ka treguar për Indeksonline gjendjen e të plagosurit.

“Gjendja e tij është e mirë, atij i ka kaluar plumbi nëpër qafë por nuk ka lënduar enë gjaku. Ka qëndruar 24 orë në klinikën tonë dhe pastaj është lëshuar. Kemi bërë përpunimin e plagës por për pak që thonë ‘fati në fatkeqësi’ nuk i janë lënduar enët e gjakut”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, plaga i ka hy në anën e majtë të qafës dhe i ka dal në shpatullën e majtë.
“Ai është plagosur me një plumb. Është liruar pas 24 orëve tretmani mjekësor. I është bërë ekzaminimi i mjekëve, i urologëve dhe kirurgut vaskular, nuk ka pasur lëndime të mëdha në gjoks, as nuk ka pasur gjakderdhje”, ka thënë tutje Thaçi.

Indeksonline gjatë ditës së djeshme ka publikuar videon e siguruar, ku shihet personi i dyshuar i shtrirë në tokë pas plagosjes nga policët.
Shtuar më 20/10/2017, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori