Policia e godet, Shpend Ahmeti: Nuk ju bëra asgjë (VIDEO)


Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, dhe nënkryetari Dardan Sejdiu, kanë polemizuar më policinë e Kosovës para pak çasteve afër ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit.

Ata kanë ndërruar edhe fjalë fyese dhe me tonë të lartë mes tyre.

Kryetari i Prishtinës i ka thënë Policisë "pse me goditet pasi që nuk isha duke ju bërë asgjë".

"Pse me godite nuk të bëra kurgjo, pse po e provokoni situatën, lejona të kalojmë e mos na provokoni", u tha Ahmeti policëve, që kishin bërë kordon para masës së mbështetësve të Vetëvendosjes.

Ndërsa nënkryetari Dardan Sejdiu u tha policëve se "po i mbroni ata që juve edhe pas 15 viteve nuk u kanë bërë sigurim shëndetësor". /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori