Policia e deklaroi të vdekur, reagon i riu (FOTO LAJM)

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, 25 vjeçari Sefa Kaya, menaxher i një këngëtari në Kosovë, ndërroi jetë në aksin Prishtinë-Ferizaj për shkak të një aksidenti tragjik.

Fillimisht policia njoftoi se viktima quhej A.J duke i ofruar publikut të dhënat e një shqiptari nga Maqedonia, por më pas ka rregulluar informacionin duke thënë se bëhej fjalë për një shtetas tjetër.

Sipas policisë ngatërresa ndodhi për shkak se dokumentet e A.J ndodheshin në makinën e aksidentuar.

Ndërkohë ka reaguar edhe Admir Jakupi, i përmendur nga Policia e Kosovës duke thënë se ishte mirë dhe nuk kishte pësuar asgjë.

“Shoqëri e nderuar, fatmirësisht unë jam mirë me veturë time tjetër kush është kenë në aksident”, ka shkruar Jakupi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2019, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori