Muzikën në kupë të qiellit pas orarit të lejuar, gjobitet pronari i një lokali

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar një subjekt në lagjen nr. 13, Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin H. D., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.


Shtuar 9.09.2020 09:24