City nuk e lë të qetë United, futet në garë për Frenkie de Jong

Manchester United prej kohësh është i interesuar për mesfushorin holandez të Barcelonës Frenkie de Jong, sidomos me uljen në stol të Ten Hag.

Holandezi është pranë largimit nga klubi i Barcelonës, pasi klubi do t’i duhet të shesë ndonjë nga lojtarët me pagat më të lartë për të rregulluar bilancin.

Tanimë në garë për mesfushorin është futur edhe Manchester City i Pep Guardiolës edhe pse “Djajtë e Kuq” mbeten ende në epërsi për nënshkrimin me mesfushorin./albeu.com