Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Policia arreston shtatë aktivistë të Vetëvendosjes
Pëlqej
Vetëvendosja ka konfirmuar se mbrëmë janë arrestuar shtatë aktivistë të saj, të cilët shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave.

Policia e Kosovës, e paaftë dhe e dështuar për t'i mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet ka arrestuar mbrëmë pas mesnate shtatë aktiviste e aktivistë derisa po shkruanin parulla në Gjakovë mbi vrasjen e grave. Parulla 'Gratë dhunohen, policia injoron' është tregues për përkushtimin e institucioneve ndaj vetë qytetarëve të saj. Institucionet flenë kur duhet të kryejnë punën e tyre dhe tregohen syçelë për t'i penguar aktivistët që kërkojnë drejtësi”, thuhet në një postim të Vetëvendosjes në Facebook.

VV-ja thotë se aktivistët e arrestuar janë: Arlinda Gashi, Guxim Krasniqi, Uran Hasani, Kujtim Hasani, Ndriçim Berberi dhe Gerolld Nikoliqi.

“Parullat janë shkruar edhe te Gjykata Themelore në Gjakovë dhe ne e mbajmë përgjegjës komplet sistemin e drejtësisë për këto vrasje. Shteti jo vetëm që nuk bën asgjë t'i parandalojë por as pasi ndodh krimi veprojnë sipas drejtësisë. Ne nuk mund të presim e shohim se si emrat e grave rrisin listat e vrasjeve. Prandaj sot në Gjakovë protestojmë për drejtësinë, për jetën, kundër dhunës, kundër mizogjinisë, kundër diskriminimeve”, njofton VV.


Shtuar më 10/08/2018, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori