Policia arreston dy të dyshuar për djegien e flamurit turk
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë pasi që në rrjetet sociale kanë publikuar video duke djegur flamurin e Turqisë.

Pas kësaj, nisën edhe hetimet për këta persona.

Sipas Policisë të dyshuarit janë shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndryshe, deri te djegia e flamurit turk kishte ardhur pas deklaratave të ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Gjergj Dedaj me fyerje dhe ofendime kundrejt shtetit turk.

“Kështu duhet krejt shqiptarët me vepru ku ka turq dhe shkije. Duhet ma ua shti flakën, se janë armiq shekullor të popullit shqiptar. Kalle turkin e m… Poshtë Turqia, në përkrahje të Gjergj Dedës. Kalle turkin e m…, kalle Erdoganin”, ishin dëgjuar duke thënë personat që dogjën flamurin.


Shtuar më 04/08/2018, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori