Policia arreston aktivistin e VV-së gjatë seancës gjyqësore
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë seancës gjyqësore që u mbajt ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit të akuzuar për terrorizëm, aktivistin Arianit Beqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media.

"Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Arianit Beqiri, i cili ishte prezent me ekipin e mediave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në seancën gjyqësore ndaj katër aktivistëve. Arrestimi tij ka ndodhur teksa po merrte pamje nga seanca gjyqësore.

Veprimet e tilla të Policisë së Kosovës e paraqesin kontributin që ajo po jep në padrejtësinë që po zhvillohet ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashërit. Mostransparenca e organeve të drejtësisë nuk mund ta mbulojë këtë padrejtësi që po iu bëhet këtyre aktivistëve", thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj lëvizjeje. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2017, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori