Pyetja e tifozit: A po më duket, apo Messi po i kërkon fanellën këtij futbollisti? (VIDEO)

Në ndeshjen ndaj S. Etienne ndodhi një ngjarje interesante mes Lionel Messi dhe Falaye Sacko.

Pasi u mbyll ndeshja, dy lojtarët po shkonin për t’u përshëndetur me futbollistët në fushë, kur Messi i kthehet papritmas Sackos për t’i thënë diçka. Nga gjestet e tij kuptohet se Messi i kërkon Sackos t’i shkëmbejnë fanellat.

Një tifoz e ka shpërndarë videon në Twitter ku shihet Messi teksa ia “kërkon” fanellën lojtarit të St.Etienne.

“Pse duket sikur Messi êshtë ai që ia kërkoi fanellën këtij lojtari?”, ka pyetur tifozi.


Shtuar 1.03.2022 08:50