Policia: Aktivisti i arrestuar i Vetëvendosjes kërkohej që nga nëntori
Policia e Kosovës përmes një deklarate për media, ka njoftuar se ka konfirmuar arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Fetahut.

Fetahu është arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ka qënë në kërkim nga hetuesia kosovare për rreth një vit.

"Me datën 02.09.2016 rreth orës 01:30 gjatë regjistrimit në dalje të Shtetasit të RKS-së me iniciale F. F. i lindur më (1981) në Lipjan, i njëjti ka rezultuar pozitiv në listën e ndalimit që nga data 02.11.2015, respektivisht sipas rastit të regjistruar ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga ajo kohë dhe sipas procedurave ligjore ai i është dorëzuar njësisë përkatëse të hetimeve rajonale në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore", thuhej në njoftimin e policisë. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori