Policia: Aksioni kundër "terrorizmit" po vazhdon
Pëlqej
Policia e Kosovës ka bërë me dije se operacioni kundër luftës për terrorizëm po vazhdon.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani i ka thënë Express-it se që në orët e para të mëngjesit policia po merr persona të cilët dyshohet se kanë nxitur radikalizëm apo dhunën përmes fesë.

"Operacioni është në vazhdimësi e sipër. Tani për tani nuk mund të jap informacione të hollësishme", ka thënë Kelani.
Policia edhe më parë e ka marrë në pyete imamin Krasniqi dhe e la të lirë.

Këtë herë operacioni i arrestimeve ka përfshirë edhe 4 imamë të tjerë, një politikan dhe një person, qe njihet si shok i Lavdrim Muhaxherit. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori